Burimet e shkruara greke dhe romake per Ilirine
dhe pellazget
Lajmet e para mbi fiset Ilire dhe vendin e tyre i gjejmë që në monumentet
më të hershme të letërsisë helene, që në poemat e Homerit e të Hesiodit.
Në poemat e Homerit gjejmë edhe disa që kanë për subjekt historinë e
Ilirisë, p.sh. poema mbi pjesëmarrjen e paioneve luften e Trojes , për
lokalizimin e vendbanimeve të tyre, për pjellorin e tokës
thespoteve (Epirit), etj. Duke folur për pjesëmarrjen e ilirëve paionë
luftën e Trojës kundër ahejve, Homeri i barazon prijësit e tyre ushtarakë,
që vinin nga “Paionia pjellore” me prijësit e ahejve dhe të trojanëve. Në një
vend të poemës “Odisea” flitet për Feidonin, prijësin me origjinë fisnike të
thesprotëve, i cili pasi strehoi dhe mirëpriti në pallatin e vet Odisenë, gjatë
kthimit për në atdhe, përgatiti një nga anijet e tij të shpejta për ta dërguar
atë në Itakë. Sipas këtij tregimi mitik, Feidoni përfaqëson këtu njërin nga
krerët që jetonte në një nga pallatet më të pasura të thesprotëve. Këta
kishin anijet e veta e njerëz që u shërbenin.
Shumë kuptimplotë në këtë drejtim është dhe një tregim i Herodotit, sipas
të cilit, Klistheni, kur ftoi në Sikione (rreth vitit 570 p.e.sonë) të gjithë